Bora zbardhë Brezovicën dhe Rugovën

PUBLIKUAR

Reshjet e borës që kanë rënë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm kanë zbardhur Brezovicën dhe Rugovën.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga “Meteo Ballan” dhe “Meteo Kosova”, vërehet se reshjet e borës kanë qenë mjaft të dendura, transmeton Telegrafi

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut.

Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...