Bora nuk e zë në befasi Komunën e Rahovecit, të gjitha rrugët janë të kalueshme (Foto)

PUBLIKUAR

Reshjet e borës gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Rahovecit nuk kanë shkaktuar probleme në komunikacion, kjo pasi që të gjitha rrugët janë pastruar me kohë.

Kështu thuhet në njoftimin për media të kësaj komune ku theksohet se komuna me kohë ka bërë përgatitjet dha ka përzgjedhur operatorin i cili do të bëjë pastrimin e borës.

“Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se përgatitjet janë bërë me kohë, dhe të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga Komuna janë të kalueshme dhe në disa segmente të rrugëve është hedhur  krip.

Ai thotë poashtu se në koordinim me operatorin ekonomik, për pastrimin e borës jemi në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe aty ku ka  nevojë për intervenim do të intervenohet dhe poashtu do të hidhet me kohë  krip”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...