Bora në Gadime e Ribar të Madh deri në 65 cm, fundjava deri në -19 gradë Celsius

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se temperaturat minimale në fundjavë parashihen të zbresin deri në -19 gradë Celsius.

IHK përmes një komunikate për media sqaron se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës.

“Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi mbi 12m/s”, thuhet në njoftim

IHK ka raportuar edhe për sasinë e reshjeve të borës.

Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë: Prishtinë 35 cm; Podujevë 36 cm; Pejë 11 cm; Malishevë 19 cm; Gjakovë 25 cm; Budakovë 75 cm; Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe Gadime (Lipjan) 65 cm.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...