Bonucci shpëton kampionin nga humbja (Video)

PUBLIKUAR

Juventus nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Romës për tu shkëputur edhe më shumë në tabelë.

‘Zonja e Vjetër’, ka barazuar në udhëtim te Udinese 1-1 pas disavantazhit në pjesën e parë.

Kampioni në fuqi tentoi të shënoi golin e epërsisë qysh në minutën e tetë nëpërmjet Miralem Pjanic por pa sukses.

Tre minuta më vonë provoi edhe argjentinasi Paulo Dybala por rrjeta e vendasve mbeti e paprekur.

Vendasit u kundërpërgjigjën me dy raste të mira nga Duvan Zapata por pa sukses.

Getty Images

Në minutën e 37-të erdhi edhe goli i parë në këtë sfidë.

Braziliani Danilo e shërbeu bukur Zapatan i cili u fut në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti Gianluiggi Buffonin për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e parë të kësaj ndeshje.

Udinese ka mundur ta dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të, por goditja e Felipes nuk ishte e saktë.

Pas një ore lojë, Juventus arriti ta barazoi rezultatin në 1-1.

Një harkim fantastik në zonë nga Paulo Dybala, bëri që Leonardo Bonucci të shënoi me kokë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat provuan të shënonin gola tjerë por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...