Bonucci pranon ofertën e Chelseat?

PUBLIKUAR

Leonardo Bonucci e ka pranuar ofertën e Chelseat prej 130.000 funtesh (169.000 euro) në javë – bëjnë të ditur mediat angleze.

Mbrojtësi i Juventusit është duke punuar nën urdhrat e trajnerit të ardhshëm të Bluve, Antonio Conte, me Italinë në ‘Euro 2016’ dhe duket se ai e ka bindur që të shkojë në Londër.

29-vjeçari ka punuar me strategun italian edhe te Zonja e Vjetër, ndërsaThe Sun raporton se përfaqësuesit e tij kanë arritur marrëveshje trevjeçare me klubin anglez.

 Mirëpo, Chelseat i mbetet të arrijë marrëveshje me Juven për shumën e shitjes eventuale.

Besohet se Blutë do të ofrojnë 32 milionë funte (41.5 milionë euro), 25 milionë funte pagesë fillestare, ndërsa shtatë milionë të tjera në formë shtesash dhe bonusesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...