Bonucci, për penalltinë e humbur nga Ronaldo: “Edhe më të mëdhenjtë gabojnë”

PUBLIKUAR

Objektivi është arritur, sipas Bonuccit, edhe pse paraqitje nuk ishte ajo që prisnin.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka komentuar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë pas barazimit pa gola me Milanin.

Kualifikim që u arrit vetëm falë vlerës së golit mysafirë, pasi para pandemisë në mars, ndeshja në ‘San Siro’ ishte mbyllur 1-1.

Ai foli edhe për penalltinë e humbur nga ana e Cristiano Ronaldos.

“Ishte e çuditshme dhe e vështirë në fillim, një stadium i boshatisur pas 90 ditësh. Jemi hapur pak dhe Milan ka luajtur shumë mirë me një lojtar më pak. Ishte një barazim, por duhet ta shohim gotën gjysmë të mbushur, sepse objektivi ynë ishte të arrinim finalen”, u shpreh ai.

“Edhe më të mëdhenjtë gabojnë. Mendoj se do të shikojmë një Juventus të madh dhe një Ronaldo të madh në ndeshjet e ardhshme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...