Bonucci pasi u fishkëllye në Milano: Nëna e budallait është gjithmonë shtatzënë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, ka reaguar pas pritjes me fishkëllima që i bënë tifozët italianë në San Siro, gjatë ndeshjes kundër Portugalisë, duke thënë se për të është më e rëndësishme ta ketë mbështetjen e bashkëlojtarëve.

Bonucci ishte transferuar gjatë verës së vitit 2017 në Milan nga Juventusi. Kuqezinjtë ia kishin dhënë menjëherë atij shiritin e kapitenit, por këtë verë italiani dëshiroi të kthehet përsëri te “Zonja e Vjetër” pasi që nuk ishte i lumtur në Milan.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e la Leonardo Bonuccin në bankën rezervë për ndeshjet kundër Milanit në San Siro, në mënyrë që italiani të mos duhet të përballet me një pritje të tillë, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, përderisa ai i shpëtoi fishkëllimave një herë, nuk arriti ta bëjë këtë gjë edhe gjatë ndeshjes së shtunës, kur Italia u përballë me Portugalinë në San Siro, dhe Bonucci e përfaqësoi vendin e tij.

Nëna e budallait është gjithmonë shtatzënë. Unë e kam besimin e bashkëlojtarëve dhe kjo gjë është e rëndësishme për mua”, ka thënë Bonucci pas ndeshjes.

Italia mori barazim pa gola në këtë ndeshje kundër Portugalisë. Kjo pikë i mjaftoi portugezëve për t’u shpallur fitues të Grupit 3. Italianët do të përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ndeshje miqësore të martën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...