Bonucci, paralajmëron Juventusin: “Vetëm shikoni se çfarë i bëri Ajaxi Realit!”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit – ka kërkuar urgjentisht nga shokët e skuadrës që të mos e nënvlerësojnë kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve, Ajaxin.

Juventusi, që bëri përmbysje historike në Torino duke triumfuar 3-0 ndaj Atletico Madridit me tre gola të Cristiano Ronaldos – do të ketë punë në çerekfinale me Ajaxin, skuadër e re dhe e talentuar, që eliminoi fituesin e tre trofeve të Champions League me radhë, Real Madridin, raporton Gazeta Express.

“Ata janë të fortë fizikisht, skuadër e talentuar, shumë dinamike dhe e eliminuan Real Madridin”, tha Bonucci për “Sport Mediaset”.

“Kjo është mjaftueshëm për t’i përshkruar ata. Por, ne jemi gati për dy ndeshjet e radhës dhe duke parë mënyrën se si kaluam në çerekfinale, mendoj se mund t’iu dhurojmë fansave edhe më shumë net të bukura”.

“Duhet të luajmë ashtu siç luajtëm ndaj Atleticos në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të pagabueshëm nga tani e deri në fund të sezonit”.

Nga ky vit, nga çerekfinalja, do të dihen edhe çiftet gjysmëfinale dhe në rast se “Zonja e Vjetër” e kalon Ajaxin, atëherë do të ketë punë me fituesin e duelit Manchester City vs Tottenham. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...