Bonucci në Manchester United?

PUBLIKUAR

Manchester United është duke e konsideruar mundësinë për ta transferuar mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonuccin, raporton Yahoo Sport UK.

Bonucci iu bashkua Milanit verën e kaluar, por klubi italian mund të detyrohet të shesë një numër lojtarësh këtë verë për t’iu bindur rregullave të Financial Fair Play të UEFA-s, transmeton Gazeta Express.

Jose Mourinho e pëlqen mbrojtësin italian dhe pritet ta japë dritën jeshile për blerjen e tij, nëse Milan detyrohet ta shesë.

Milani e pret sot vendimin përfundimtar nga UEFA për FFP dhe sic raportohet rrezikon të përjashtohet për dy vite nga garant evropiane. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...