Bonucci: Kam luajtur sulmues

PUBLIKUAR

Duke folur për Milan TV, mbrojtësi i ri i Rosonerëve, Leonardo Bonucci, që u transferua në “San Siro” për 42 milionë euro nga rivali i përjetshëm, Juventusi, foli për shumë gjëra në intervistën e parë për televizionin e klubit.

Ai tregoi se si ka luajtur edhe sulmues kur ishte i ri, teksa tha se Milani duhet të rikthehet në maje të futbollit Evropian.

“Kur flasim për Milanin, kujtojmë traditën e tyre, historinë, fitoret e rëndësishme…”, tha Bonucci për Milan TV.

“Një ekip nuk mund ta fitojë shtatë herë Ligën e Kampionëve rastësisht. Do të thotë ka të bëjë me mentalitetin fitues. Është obligim i yni tani ta kthejmë Milanin aty ku e ka vendin”, shtoi Bonucci.

“Kam filluar të luaj mbrojtës në moshën 16 vjeçare, teksa në vitet e para të karrierës kam luajtur edhe mesfushor defensivë dhe sulmues në disa ndeshje. Por, më pas në Viterbese, Carlo Perrone më tha se nëse dua të bëhem dikushi, duhet të bëhem qendërmbrojtës”.

“Nuk u binda shumë në fillim, por isha kapiteni dhe më duhej ta dëgjoja. Tani, pas shumë vitesh, duket se ai kishte të drejtë”, theksoi mes tjerash Bonucci. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...