Bonucci: Kalimi te Milani s’ishte bash i kotë, më përmirësoi si njeri

PUBLIKUAR

Leonardo Bonucci ka këmbëngulur se qëndrimi i tij i shkurtër në Milan nuk ishte i padobishëm, sepse beson se i ka ndihmuar të përmirësohet si njeri dhe ta kuptojë se karriera e tij i përket Juventusit.

Bonucci u fjalos me Massimiliano Allegrin kah fundi i sezonit 2016/17 dhe si pasojë kaloi te Milani në sezonin pasues, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai u kthye në Juventus vetëm një vjet më vonë dhe e pranon se ndihej shumë i lumtur që ishte përsëri pjesë e Juves pas një sezoni, siç e quajti, të vështirë në San Siro, pavarësisht disa anëve pozitive.

“Ishte një sezon i vështirë për mua, personalisht dhe profesionalisht”, tha Bonucci për Gazzetta dello Sport.

“Patëm mosmarrëveshje dhe, veçanërisht pas humbjes në Ligën e Kampionëve, unë e mora një vendim përfundimisht të keq”.

“Por duhet të them se ai vendim, i cili pati ndikim në karrierën time natyrisht, më ka përmirësuar mua si njeri. Ata muaj në Milan më mundësuan ta kërkoj shpirtin dhe më bënë ta kuptoj se karriera ime i përkiste Juventusit, i cili është sikur familja ime”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...