Bonucci e dëshpëron keq Milanin

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është i hapur për të kaluar në Paris Saint-Germain, edhe se nuk duket të jetë i joshur nga Manchester Unitedin.

Lajmi së pari u bë i ditur nga mediat në Paris, dhe tani është duke bërë bujë në ato italiane, transmeton Gazeta Express.

Gazzetta dello Sport, Correire dello Sport dhe Sportitalia pohojnë se është e vërtetë që qendërmbrojtësi italian e dëshiron kalimin në kryeqytetin francez.

Gjithsesi Milani pritet t’i shesë disa nga emrat e mëdhenj pas përjashtimit nga Europa League, pasi i ka shkelur rregullat e Financial Fair Play.

Bonucci u transferua në Milan nga Juventusi para një viti për 42 milionë euro, por sipas Calciomercato.it ai tani do të kushtojë 35 deri 40 milionë euro.

Ndërkohë, raportohet se Unitedi është shumë i interesuar për të, por oferta e tyre nuk e josh atë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...