Bondsteel-i lidhet me rrjetin elektrik të Kosovës, Kurti me ministra shkojnë për ta përuruar

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë qëndruar në kampin Bondsteel në Ferizaj, ku është përuruar lidhja e kampit me rrjetin elektrik të Kosovës.

Ministri Mehaj ka thënë se kjo ngjarje do të ndihmojë për reduktimin e përdorimit të gjeneratorëve ndotës të naftës.

“Sot së bashku me Kryeministrin Kurti, Ministrin Aliu, Ministrin Sveçla, Ambasadorin Hovenier, si dhe shumë personalitete tjera përuruam lidhjen e Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.  Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith.Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë. Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

LAJME TË TJERA

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje...

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë e pranishme edhe këtë vit në...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës...

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

Stafi i shkollës ku mësojnë fëmijët serbë në Rubovc të Lipjanit, nuk lejuan hyrjen...

SHIKO MË SHUMË

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës...

Takimet me krerët e opozitës për ngjarjet në Veri, Presidenca: Janë informuar brenda kufizimeve ligjore

Presidenca e Kosovës ka përmbledhur takimet e presidentes Osmani me krerët e opozitës në...