Bombardimet e regjimit të Assadit dhe të Rusisë vrasin rreth 70 civilë në Siri

PUBLIKUAR

Regjimi sirian dhe aleatët e tij rusë kanë intensifikuar 24 orët e fundit sulmet e tyre në zonat që mbahen nga rebelët dhe xhihadistët në Alepo dhe në rajone të tjera në veri të vendit, duke vrarë rreth 70 civilë.

Pikë kryesore e luftës që shkatërron Sirinë prej pesë vitesh, Alepoja është e ndarë që prej vitit 2012 në lagje rebele në lindje dhe lagje proregjimit në perëndim.

Dhe secili prej protagonistëve, që i ka bërë thirrje mijëra personave për përforicme, përpiqet të pushtojë krejt territorin e qytetit të dytë më të madh në vend.

Luftimet janë përqëndruar për momentin në jug dhe juglindje të Alepos, por beteja e vërtet për qytetin ende nuk ka filluar, transmeton atsh.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...