Bolt shpallet sportist i vitit, Biles sportiste e 2016 (Foto)

PUBLIKUAR

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt dhe gjimnastja amerikane Simone Biles janë shpallur sportistët më të mirë të botës për vitin 2016 sipas të përditshmes franceze L’Equipe.

Gjersa për Boltin ky është çmimi i pestë (2008, 2009, 2012, 2015, 2016) gjimnastja e re e fitoi për të dytin vit rresht.

Bolt u shpall më i mirë pas Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, ku fitoi tre medalje të arta në 100 metra, 200 metra dhe stafetë 4x100m dhe tani ka nëntë të arta olimpike. Njeriu më i shpejtë në botë në këtë formë u bë atleti i parë në histori që fiton tre medalje ari radhazi në Lojërat Olimpike në 100 metra.

Simone Biles shkëlqeu në Rio duke fituar katër medalje të arta dhe një medalje të bronztë. Amerikania 19-vjeçare u bë gjimnastja e pestë në histori që ka fituar katër medalje të artë, ndërsa asnjë vajzë nuk ka arritur të fitojë pesë medalje të arta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...