Bolt shënon dy gola për Mariners

PUBLIKUAR

Pasi ka shënuar golat e tij të parë për Central Coast Mariners, Usain Bolt shpreson që të nënshkruaj kontratë me klubin

Usain Bolt ka shënuar dy gola në startimin e tij të parë për Central Coast Mariners dhe tani duhet të presim e të shohim a do të jetë kjo e mjaftueshme që ai të nënshkruaj kontratë me klubin.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike startoi për Mariners kundër Macarthur South West United  sot, me lojtarët e Mike Mulvey që arritën fitore të bindshme.

Ai finalizoi me të majtën në pjesën e parë dhe shënoi edhe një gol pas golave të Ross McCormack dhe Jordan Murray , duke i dhënë vulë fitores.

Me sezonin e Mariners që ka filluar këtë javë, të dielën ata do të luajnë kundër Brisbane Roar, e ku do të mbetet të shihet se a do të nënshkruajë kontratë profesionale kampioni olimpik. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...