Boksieri që i kërkoi “fer” Joshuas ishte në “Wembley” (Video)

PUBLIKUAR

eontay Wilder ishte në “Wembley” të shtunën mbrëma, për ta shikuar nga afër meçin e shumëpritur mes Joshuas e Klitschkos.

Deontay Wilder ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.

Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-të, transmeton Express.

“Gjithçka po shkon sipas planit. Shihemi Anthony Joshua. Mos ji shumë i rehatshëm. Më prit!” kishte shkruar ai pas meçit, që e përcolli nga afër.

Gjatë karrierës, 31 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje, që të gjitha fitore, 37 prej tyre me nokaut. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...