Boksieri Mayweather i famshmi më i pasur në botë, Messi dhe Ronaldo në top 10

PUBLIKUAR

Boksieri amerikan Floyd Mayweather e ka kaluar aktorin amerikan, George Clooney, dhe i ka lënë shumë prapa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke u radhitur në pozitën e parë si i famshmi më i pasur në botës, sipas Forbes.

Tani, Mayweather e kryesor listën vjetore të Forbesit për 100 të famshmit më të pasur në botë, duke lënë prapa të famshëm tjerë si George Clooney, Kylie Jenner, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

Boksieri amerikan prin me 285 milionë dollarë të fituar vetëm në vitin 2017, ndërsa Clooney e mbylli vitin me 239 milionë dollarë të fituara nga kompania e tij Casamigos tequila.

Në vendin e tretë është Jenner e cila me kompaninë e saj Kylie Cosmetics e iftoi 166.5 milionë dollarë vitin që lamë pas.

Ndërkohë, ylli i Barcelonës Lionel Messi e përmbylli vitin 2017 më 111 milionë dollarë të fituar dhe renditet i 8-ti në listën e Forbes.

Listën prej 10 më të pasurve e përmbyllë Cristiano Ronaldo i Juventusit, i cili kishte fituar 108 milionë dollarë më 2017. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...