Bogdanoviq njofton për një hetim ndërkombëtar ku përfshihet edhe Serbia: Po zhvillohet kundër personave të lidhur me krimin e terrorizmin

PUBLIKUAR

Bogdanoviq njofton për një hetim të madh ndërkombëtar ku përfshihet edhe Serbia: Po zhvillohen kundër personave të lidhur me krimin e terrorizmin

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka paralajmëruar një hetim të madh ndërkombëtar.

Sipas tij në hetimet që po zhvillohen kundër personave të lidhur me krimin e terrorizmin përfshihet edhe Serbia.

Cak i këtyre hetimeve sipas Bogdanooviq, janë persona që financojnë terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet një projekti të njohur në Serbi.

“Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë! Një hetim ndërkombëtar është duke u zhvilluar kundër personave të lidhur me kriminelë, terroristë dhe shtetas të disa vendeve duke përfshirë Serbinë, të cilët lehtësojnë financimin ose financojnë drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet projektit “Beograde Waterfront””, ka shkruar Bodanoviq në platformen X.

Në mesin e fotografive të personave fytyrat e të cilëve ai ka përdorur si ilustrim është presidenti serb Aleksandar Vuciq, ish-liderit të partisë palestineze Fatah, Mohammed Dahlan, biznesmenit nga Dubai Mohamed Alabbar, Yahya Sinëar lider i ri i Hamasit në Gaza dhe Mohammed Deif komandant i krahut ushtarak të grupit militant Hamas.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...