Boehly në kërkim të një drejtori të ri te Chelsea

PUBLIKUAR

Presidenti dhe njëri nga pronarët e Chelseat, Todd Boehly, është duke punuar në organizimin e klubit.

“Blutë” së fundi shkarkuan Thomas Tuchelin dhe emëruan trajnerin e ri, por te ky klub pritet që të ketë ende ndryshime.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Boehly është duke kërkuar një drejtor të ri sportiv, transmeton Gazeta Express.

Boehly dëshiron që ta emërojë drejtorin e ri para se të hapet afati kalimtar i dimrit, që ai të punojë së bashku me trajnerin, Graham Potter, në strategjinë e klubit dhe transferimeve.

Negociatat me kandidatët e mundshëm për këtë pozitë thuhet se janë duke vazhduar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e afërt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...