Boateng tregon nëse do të largohet nga Bayern Munich

PUBLIKUAR

Jerome Boateng ka theksuar se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Bayern Munich.

Së fundmi, mediat kanë raportuar se Boateng mund të kërkojë një skuadër të re, pas një sezoni zhgënjyes me Bayernin, por 28-vjeçari i ka hedhur poshtë shkrimet në media duke insistuar se nuk largohet nga “Allianz Arena”, transmeton Express.

“Plani im i vetëm është që të qëndrojë këtu në Bayern”, ka thënë Boateng për Sport Bild.

“Vetëm pak klube në botë e kanë të njëjtin reputacion dhe traditë si Bayern. Nuk kam luajtur aq shpesh sa kam dashur, prandaj është normale që nuk jam i lumtur. Por, tani do ta përdor pushimin për t’u përgatitur 100% për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Kontrata e Boateng me Bayern skadon në qershor të vitit 2021. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...