Kevin Prince Boateng do të nënshkruaj në janar me Milanin.
Ganezi është duke stërvitur me Milanin pasi tashmë është i padëshiruar te Schalke 04.
Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Boateng dhe klubi kuqezi kanë arritur marrëveshje për një marrëveshje gjashtë mujore me mundësi për ta vazhduar edhe një vit.
Lojtari nuk mund të nënshkruaj në janar por ai do të qëndroj në Milanello duke stërvitur dhe nga 31 dhjetori mund të hidhet në fushë.
Boateng kaloi katër vite me ‘djallin’ duke shënuar 17 gola në 100 paraqitje duke e fituar edhe Scudetton në vitin 2011.
Lojtari ka kontratë me Schalken, por do të bashkohet me Milanin falas. /Telegrafi/


