Blogerja Sarah Berisha i drejtohet DJ PM: Nuk dua të kemi asgjë brenda

PUBLIKUAR

DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha momentalisht kanë qenë ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo pasi dyshja thuhej se po krijonin diçka mes tyre, që duket se nuk do të ndodhë derisa janë në spektakël

Këtë së fundmi e ka deklaruar vet influencuesja shqiptare në një deklaratë të bërë gjatë bisedës me banorët, ku i pranishëm ishte edhe DJ nga Kosova.

Sarah Berisha (Foto: YouTube)

“Ne të dy nuk do kemi asgjë brenda. Nuk dua që ta humbim njëri-tjetrin dhe raportim që kemi me njëri-tjetrin. Se çfarë do të ndodhë më pas, të shohim. Unë këtu brenda shtëpisë edhe sikur të jem nuk dua të kem asgjë. Nuk dua që të mërzitesh”.

“Nuk dua të bëj as për deklarata, dua të jem të drejtë”, kanë qenë më tej fjalët e Berishës.

Ata siç shihet dëshirojnë që të lënë gjërat të rrjedhin, për një lidhje të mundshme jashtë BBV.

DJ PM (Foto: YouTube)

DJ PM dhe DAGZ janë ndër banorët e fundit që iu bashkuan shtëpisë, të cilësuar si artistët që kanë dhënë një gjallëri e ambient tjetër.

Banorët ndërkohë garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...