Blloku refuzon ofertën e PDK-së për marrëveshje

PUBLIKUAR

images

Blloku politike VLAN, edhe njëherë ia kanë bërë të qartë partisë së Hashim Thaçit se nuk do të hyjë në marrëveshje me asnjë formë me PDK-në.

Duke ju referuar thirrjeve të nënkryetarit të PDK-së, Arsim Bajramit, i cili publikisht kërkoi nga katër liderët politik që të reflektojë dhe të arrijnë marrëveshje me PDK në kompromis që pozita e kryetrarit t’i takojë Isa Mustafës, derisa ajo e Kryeministrit Hashim Thaçit, Ismet Beqiri i LDK-së, tha se në asnjë formë nuk do të hyjnë në marrëveshje të tilla me PDK-në. Madje ai i kërkoi partisë së Thaçit që t’i hap rrugë bllokut për krijimin e institucioneve dhe në këtë mënyrë PDK të kalojë në opozitë.

Blloku ka kërkuar edhe njëhere sot nga kryesuesja e seancës Flora Brovina që në seancën e radhës të Kuvendit që do të mbahet me 2 dhjetor të lejoj debat parlamentarë. Kjo kërkesë e bllokut erdhi pas takimit të radhës që kanë zhvilluar katër liderët politik, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së, Albin Kurti i VV-së dhe Fatmir Limaj i Nismës. Ramush Haradainaj tha pas takimit se kryesuesja e seancës duhet të lejojë debatin parlamentar në seancën e 2 tetorit.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj edhe njëherë bëri të qartë se Blloku është kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Ai tha se partia e Thaçit mund të organizojë zgjedhje sa herë të dëshiron, por la te kuptohet se ato do të bojkotohen nga subjektet e bllokut.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...