Tentimi i tretë për zgjedhjen e kryeparlamentarit është mundësi e mirë për të parë nëse blloqet politike kanë reflektuar pas dështimeve të kaluara.
Ndonëse zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se janë dukë përgatitur skenar për të mos dështuar, ata po dështojnë që të tregojnë publikisht se cila do të ishte zgjidhje e mundshme e krizës parlamentare, shkruan Tribuna.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë thënë gazetës se gjatë javës së ardhshme do të mblidhen dhe të diskutojnë për strategjinë që do të përdorin në seancën e 2 tetorit, derisa zyrtarët e VLAN-it thonë se e kanë strategjinë e gatshme, por atë e dinë vetëm të katër liderët e koalicionit paszgjedhor.



