Blloku B1 jashtë operimi, nga KEK tregojnë se rrjedhjet në kaldajë eliminohen deri nesër

PUBLIKUAR

Njësia B-1 e Termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, i cili tha se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.

“Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, tha Bucolli, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se remonti në njësinë B-1 të Termocentralit B pati nisur gjatë verës, ku kishte përfshirë punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kondenzatorët, rezervarët e ujit, pompat furnizuese, në filtra e seperatorët e ujit.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...