Blinken i kërkon Vuçiqit marrëveshje të shpejtë me Kosovën

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar presidentit serb sa më shpejt arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

Siç thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentit serb, Sekretari amerikan e ka informuar Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë me Kosovën.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e kabinetit serb, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “Sekretari i Shtetit Blinken e ka informuar Presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën, kurse presidenti Vuçiq ia ka prezantuar atij pikëpamjet e Republikës së Serbisë”.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, thotë se Sekretarin amerikan e ka njoftuar edhe për progresin e vazhdueshëm në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë. //

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...