Blind: United, klubi më i madh në botë

PUBLIKUAR

1

Daley Blind thotë se ai i është bashkuar klubit më të madh në botë, pasi kompletoi transferimin e tij te Manchester United për 18 milionë euro.

“Është nder të nënshkruaj për United. Mezi pres të punoj me Louis van Gaal në klubin më të madh në botë”, ka thënë Blind, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Blind ishte pjesë e skuadrës së Louis van Gaal që shkëlqeu në Botërorin e kësaj vere dhe është djali i ish-mbrojtësit holandez Danny Blind.

Ai është përforcimi i pestë i verës. Van Gaal tashmë ka nënshkruar me Angel Di Maria, Luke Shaw, Ander Herrera dhe Marcos Rojo për një shumë rreth 133 milionë funte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...