Zvicra pritet ta publikon listën e lojtarëve që do të ftohen për dy ndeshjet miqësore, Irlandën dhe Bosnjën.
Në listë provizore të trajnerit, Vladimir Petkovic janë thirrur 33 lojtarë (shihe listën e mëposhtme), mes tyre edhe tre lojtarët e rinj Nico Elvedi, sulmuesi shqiptar Shani Tarashaj dhe Denis Zakaria.
Megjithatë, sipas të gjitha gjasave sulmuesi i ri i Evertonit, Tarashaj do aktivizohet edhe kësaj here për Zvicra U21 kundër Anglisë U21, duke e lënë pezull përkohësisht çështjen e zgjedhjes së kombëtares, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku raporton e përditshmja zvicerane, Blick.ch, e cila shkruan se Tarashaj nuk do jetë pjesë e kombëtares zvicerane, së paku për dy ndeshjet e marsit.
Ndërkaq në këto dy ndeshjet do të mundtë paraqiten Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami. /Telegrafi/


