Blero dhe Afrona Dika festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre

PUBLIKUAR

Ata momentalisht janë një nga çiftet më të admiruara nga publiku shqiptar.

Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi dhe blogeren Afrona Dika, të cilët vazhdojnë të jenë mjaft aktivë e të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, çifti bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre.

Blero (Foto: Instagram)

Ka qenë krijuesi i hitit “Për ty”, ai i cili ka ndarë një fotografi krah gruas së tij në InstaStory me ç’rast edhe ka treguar për kremtimin e përvjetorit.

“Urime 6 vjetori zemër”, ka shkruar ai.

Të njëjtit ndërkaq u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Shqipëri.

Kjo ndërkohë është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...