Blerja e Higuain, shitja e Pogbas – çfarë thotë Dybala

PUBLIKUAR

Paulo Dybala mendon se Paul Pogba duhet të vendosë vet për të ardhmen e tij, derisa nuk di gjë për spekulimet që e lidhin Gonzalo Higuainin me Juventusin.

Mesfushori francez pritet të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere, derisa ka pasur thashetheme se Bianconerët janë pranë transferimit të sulmuesit të Napolit.

“Unë nuk jam njeriu që mund ta këshilloj Paulin. Jam personi i fundit që mund të bëjë diçka të tillë. Ai është një lojtar shumë i fortë dhe duhet të vendosë vet çfarë duhet të bëjë”, ka theksuar argjentinasi për Tuttosport.“E di se njerëzit në Itali po flasin shumë (për transferimin e Higuainit), por unë nuk lexoj atë që shkruajnë gazetat dhe rrjetet sociale”, ka thënë Dybala rreth mundësisë së transferimit të bashkëkombësit të tij.

“Unë mendoj vetëm për fazën time stërvitore”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...