Blerand Stavileci kandidat potencial për kryetar të Prishtinës

PUBLIKUAR

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka konfirmuar se Blerand Stavileci është njëri nga emrat potencial që kjo parti mund ta vendos në garën zgjedhore në kryeqytet.

Në një prononcim për lajmi.net, Çelaj ka theksuar se zyrtarisht PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin, por që Blerand Stavilecin e ka cilësuar si një kandidat potencial për këtë post.

“PDK-ja ende nuk është përcaktuar për kandidatin. Blerandi ka shprehur gatishmërinë dhe nuk ka asgjë të keqe. Mendoj që Blerandi është një kandidat potencial, është kandidat i mirë”, tha Lirak Çelaj.

Se a do ta përkrahte kandidaturën e Stavilecit për kryetar të Prishtinës, Çelaj tha se atë duhet ta përkrahin strukturat e partisë.

“Unë vazhdimisht kam thënë që PDK ka kuadro. Nuk është çështja se a e përkrahi unë apo jo, por ai duhet të përkrahet nga strukturat dhe partia. Janë disa procese në parti, por që është ende herët për t’i deklaruar”, përfundoi zëvendës ministri i Drejtësisë.

Blerand Stavileci gjatë ditës kishte dekluarar se ai është gati të shërbejë ndaj çfarë do projekti që e ka si synim përmirësimin e gjendjes për qytetarët.

Kurse disponimi në degën e PDK-së në Prishtinë, është që kandidat të jetë vetë kryetari i degës, pra Lirak Çelaj.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...