Bleona Qereti ka theksuar gjatë një interviste se nga divorci i saj me ish burrin Gani Bardha nuk ka marrë asnjë cent, por vetëm një palë çizme të bardha që ai ia kishte dhuruar para 10 vitesh. Ajo ka treguar se është shqetësuar gjithmonë për spekulimet e shumta të medias dhe fjalët e liga që kanë thënë për të.
Bleona Qereti ka theksuar gjatë një interviste se nga divorci i saj me ish burrin Gani Bardha nuk ka marrë asnjë cent, por vetëm një palë çizme të bardha që ai ia kishte dhuruar para 10 vitesh. Ajo ka treguar se është shqetësuar gjithmonë për spekulimet e shumta të medias dhe fjalët e liga që kanë thënë për të.
“Është folur se nëse unë nuk do kisha pasur Ganin dhe lekët e tij nuk do kisha bërë asgjë në karrierën time. Unë Ganit i jam mirënjohëse që më mori në Amerikë, u martua me mua dhe që ishte një dashuri pa kompromis, pa marrë parasysh fjalët e liga. Unë jam ndarë nga Gani sepse nuk doja që njerëzit të mendonin se ai është që po i bën të gjitha dhe jo vetëm unë.
Jam ndarë nga ai pa marrë asnjë cent, dhe të vetmet që kam marrë me vete janë një palë çizme të bardha të dhuruara nga ai para 10 vitesh, kaq.”-ka thënë këngëtarja.
Gjatë intervistës së saj personale në “Emisonin e Pasdites” në televizionin Vizion Plus ajo ka folur për karrierës e saj dhe se sa ka sakrifikuar për të.
“Unë e lirova bashkëshortin që ai të jetë i lumtur dhe të ketë lirinë të bëjë ato gjëra që ai meriton, sepse për shkak të punës ai më kishte 20 përqind. Jemi ndarë nëpërmjet një bisede miqësore, që ai të ishte i lumtur ashtu siç dua dhe unë. Akoma nuk jemi lidhur me njeri edhe pse e kemi të drejtën ta bëjmë. Akoma se kemi hedh hapin për të harruar njëri-tjetrin.”-ka treguar Bleona.
Këngëtarja ka treguar detaje të tjera në lidhje me martesën e saj dhe se ku ka qëndruar problemi që ti jepte fund lidhjes 10 vjeçare me ish burrin e saj Gani Bardha. Bukuroshja është përmalluar dhe është emocionuar shumë teksa ka folur për këtë pjesë të jetës së saj.
“Ai do një fëmijë, edhe unë e dua por jo tani. Ndoshta do e kemi vitin tjetër nëse do jemi të lirë për njëri-tjetrin.Do më vinte keq nëse e shikoj Ganin me dikë tjetër, por i uroj çdo të mirë në jetë dhe ka çdo të drejtë të jetë i lumtur.
Unë nuk kam ndërmend të lidhem me njeri, por ai ka çdo të drejtë ta bëjë këtë. Për mua ai është më i miri në botë dhe meriton çdo të mirë në botë.”-ka shtuar bukuroshja.
Bleona Qereti ka premtuar gjithashtu se do bëjë krenar çdo shqiptar kur ajo të bëhet e famshme jo vetëm në Amerikë po në mbarë botën./oranewsonline/