Bleona: Logjika se çfarë duhet bërë dhe çfarë zemra thotë janë dy gjëra të ndryshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...


Bleona Qereti rrëfen ndarjen me Gani Bardhën, në një intervistë dhënë ABC News.  Ajo është kthyer në Tiranë për të qëndruar disa ditë.
 
Bleona Qereti është e fokusuar plotësisht në karrierë, duke lënë kështu edhe jetën private anash. Ajo momentalisht është duke u pregatitur për një Reality Show,që  e ka mbaruar së xhiruari sezonën e parë më 14 maj,  në të cilin reklamat për të do fillojnë që nga shtatori.

Fansat Bleon-ers do të mund ta shohin jetën reale të këngëtares të përmbledhur në tetë episode.

“Shqiptarët që më kanë njohur për 20 vjet nëpërmjet ekranit do të kenë totalisht një mendim tjetër kur të shikojnë jetën reale timen. Do të shikojnë që gjërat nuk janë shumë të lehta sidomos kur je vetëm”, tha Bleona.

Në lidhje me ndarjen e këngëtares nga biznismeni i njohur Gani Bardha ajo tha se dua t’ia dëshmoj Ganit dhe familjes së tij se dashuria nuk ka lidhje me letrat.

“Gani zë një vend të rëndësishëm në jetën time, sigurisht që është një nga katër personat që dua më së shumti në botë përveç mamit, babit e vllaut, dhe nuk do lejoja askënd ta dëmtonte”, theksoi më tutje Bleona.

E përlotur ajo vazhdoi bisedën duke i uruar ish-bashkëshortit fat.

“Nuk e di a do ma mbaj zemra ta shoh me dikë tjetër, mirëpo logjika se çfarë duhet bërë dhe çfarë zemra thotë janë dy gjëra të ndryshme”, shtoi këngëtarja.

Ajo për vajzat e reja ka një këshillë: Të gjithë vajzat e tjera që në momentin që ato kanë një ëndërr i vetmi person që duhet ta realizojnë është vetë ajo, nuk është dikush që është i martuar me ty, apo i dashuri yt, nëna, babai, vëllau apo komshiu. Je ti, që duhet të shkosh dhe të bësh çdo ditë një gjë që të jesh një hap më afër rezultatit final.

“I kam vënë vetës qëllim që në Hollywood unë do bëhem e famshme, jo sepse isha e dashura e dikujt, jo sepse isha vajza e dikujt, por sepse unë kam talent dhe kjo jam unë, sigurisht nuk vjen pa pagimin e nje çmimi shumë të lartë në jetën private”, përfundoi Bleona Qereti.

Ky nuk është një kapitull i ri për Bleonën, pasi fokusi i saj është karriera.

Shumë shpejt fansat Bleoners do të kënë mundësi të dëgjojnë remiksin e këngës” Take It Like a Man, ndërsa datat e koncerteve të verës janë duke u shtuar dita-ditës./

A.Zeneli/LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...