Bleona e pagoi artikullin në Forbes?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Bleona mburret me shfaqjet lartë e poshtë lakuriqe, lëvdohet me pjesëmarrjen në show-n e Bravo Tv, këndon nëpër festivale gay dhe po, të gjithë aktivitetin, thotë se e vetëfinancon.

Ky është pak a shumë thelbi i një shkrimi të botuar sot në prestigjozen “Forbes” online, ku 36-vjeçarja reklamohet si Madonna shqiptare. Artikulli i blogerit Seamus Kirt, riciklon historitë e Bleonës 15 vjeç, atëherë kur pas performancës në Festival, u zgjua të nesërmen në faqet e gazetave. Bashkëpunimet me Timbaland, turnetë e suksesshëm nëpër Europë e deri tek fantazia e këngëtares se ka arritur të pozicionohet e 7-a në klasifikimin britanik në vitin 2013… të gjitha këto, gazetari i merr llokum nga goja e Bleonës, pa bërë as google-in më të vogël për të verifikuar faktet.

“Bleona, ylli i vetëfinancuar i pop-it”, mban titullin shkrimi i botuar në Forbes, ku më shumë se për të evidentuar diçka të re a të veçantë tek “star-i në ngjitje”- sipas artikullit, gazetari rendit sukseset imagjinare ose jo, që kanë skalitur memorien e këngëtares.

Është e vërtetë se eksperienca e një artisti tregon diçka, por është puna e tij ajo që flet më shumë se fjalët. Pra, kjo përpjekje për t’u dukur e aftë në biznes, e talentuar në muzikë, aq shumë sa për të kaluar kufijtë e vendit tënd, shkruhet se shkon në vazhdën e filozofisë së vetëfinancimit, fryma që përshkruan gjithë artikullin-monolog. Është fiks si rasti i fundit me “advertisement feature” të qeverisë, e cila dha milionat për 8 faqe reklamë në “The Economist”.

Edhe Bleona duket se këtë here po kërkon sponsorin e rradhës, duke i shpëtuar menaxherit, për të cilin, në shkrim shprehet krenare se i mungon. Kjo, jo sepse posti i tij do t’i merrte pjesën e fitimit që i takon, por me gjasë, një menaxher karriere nuk do ta lejonte këngëtaren të kullosë e lirë, nëse fjala vërtetë, do të qe për famën e pretenduar./Lapsi.al/

Untitled

 

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...