Blendi Fevziu viziton Thaçin dhe tjerët në Hagë, publikon një video para Gjykatës

PUBLIKUAR

Në 13-vjetorin e vendimit të GJND’së për Pavarësinë e Kosovës, gazetari Blendi Fevziu ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Fevziu ka thënë se që të gjithë janë të bindur në pafajësinë e UÇK dhe se janë krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës, raporton Express.

“Sot eshte 13 vjetori i konfirmimit te Pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Hages. Ne kete dite vizituam ish Presidentin e Kosoves Hashim Thaci dhe pershendetem 3 ish drejtuesit e tjere te UCK – se, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Te gjithe bashke jane te bindur ne pafajesine e UCK dhe krenare qe kane luftuar per lirine e Kosoves. @opinion.al #blendifevziu”, ka shkruar Fevziu.

Ndryshe, më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2561. Po ashtu...

Bie për 3 centë çmimi i naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale...