Blejnë klima për QKMF, s’kanë nxemje as barna elementare

PUBLIKUAR

1528685_1496454927276428_2567473270454086032_n

Zyrtarë të Komunës së Lipjanit këto ditë kanë blerë dy klima për t’i vendosur në Emergjencën e QKMF-së në Lipjan, ndërsa aty nuk ka as gjëra që tashmë janë elementare për funksionimin e vetë QKMF-së. Për shembull në fotografitë që ka siguruar Ulpiana Press përmes burimeve brenda QKMF-së shihet qartë se në ordinancën e kontrollit mjekësor mjeku s’ka as nxemje.

Zhveshja e një fëmije aty për kontroll duhet të bëhet për fatin e keq në ambient të ftohtë. Ndërkohë që, disa foto të tjera flasin për mungesa të tjera elementare. Mungojnë barna esenciale. Në foto mund të shihen kuti të zbrazëta nga barnat që luajë rol të veçantë në hypertension (Lasix) dhe në reagim të shpejtë. Një burim jozyrtar i QKMF-së ka treguar për ulpaianpress.com se veprimi për të blerë klima në vend të gjërave të tjera me rëndësi është kritikuar nga gjithë personeli.

“Nuk e dimë se a është më me rëndësi të blihen koima apo barna që shpëtojnë jetë. Këtë nuk po e kupton askush. Ndërsa, ka edhe mungesë të ngrohjes në odinancën e kontrollit mjekësor. Fëmija vjen zhevishet në ambient të ftohtë për kontroll dhe kjo s’ka më asnjë logjikë”, ka thënë burimi.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...