Blanc: Nuk dua lojë psikologjike me Mourinhon

PUBLIKUAR

Blanc: Nuk dua lojë psikologjike me Mourinhon

Laurent Blanc ka refuzuar të përfshihet në lojërat psikologjike pasi skuadra e tij Paris Saint-Germain u caktua të përballet me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Mourinho qysh para shortit tha se ai do të dëshironte të caktohet përballë PSG, por Blanc mendon se portugezi e ka ditur se ata janë një kundërshtar i mundshëm dhe se ka vendosur të dalë me një kuotë për të nisur lojën psikologjike qysh tani.

“A e fitoi Mourinho betejën psikologjie? Nëse ai e fiton një pikë, është sepse ai luan lojën. Unë nuk do të bëj ‘lojëra mendjeje’ me Jose”.

“Ne e njohim atë. E njohim atë shumë mirë. Media e pëlqen këtë, ju i pëlqeni kuotat e tij. Kaq. Ai është i fuqishëm në këtë aspekt, por jo vetëm në këtë”.

“Ai e ka bërë matematikën, siç e kemi bërë ne, dhe ai i di ekipet ndaj të cilave mund të përballej. Ai e di se PSG ishte një prej tyre dhe ka menduar: ‘Do të dal me një kuotë të vogël’”, ka deklaruar Blanc./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...