Blanc: Di Maria mund të debutojë sot me PSG-në

PUBLIKUAR

Angel Di Maria mund të jetë gati për të bërë debutimin e tij me Paris Saint-Germain ditën e nesërme kundër Montpellier, sipas trajnerit Laurent Blanc.

Argjentinasi, i transferuar këtë verë nga United te Paris SG, nuk ka rikuperuar akoma formën maksimale pas një dëmtimit të pësuar në kofshë. Blanc, megjithatë, ka thënë se Di Maria po përparon me rikuperimin e tij dhe mund të grumbullohet me skuadrën për ndeshjen e sotme, transmeton Telegrafi.

“Ka punuar shumë mirë gjatë dy javëve të fundit”, ka thënë Blanc, duke shtuar se “Ka bërë një progres të ndjeshëm dhe do të flas nesër me të për sa i takon mundësisë së aktivizmit”.

Ndërkohë, mbetet akoma e paqartë situata e Thiago Mottas, i cili ka thënë në javët e kaluara se donte të largohej, por që tani pret të nënshkruajë një kontratë të re. “E mbështes Mottan 100%. Shpresoj që të qëndrojë me në”, ka përfunduar Blanc. /Telegrafi//

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...