Bizneset drejt falimentimit

PUBLIKUAR

00_12_1407739370287335074
Gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë. Të dhënat statistikore tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti janë 513 biznese më pak të regjistruara se në periudhën.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në këtë kohë gjithsej janë regjistruar 2399 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 2912 sosh. Të dhënat e publikuara të ASK-së në muajin korrik tregojnë se ka rënie prej 4.2 për qind të bizneseve të reja, krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se nga viti në vit problemet janë të njëjta që rëndojnë bizneset. “Në qoftë se dëshirojmë të identifikojmë problemet, ato po përsëriten nga viti në vit dhe kemi të bëjmë me aspektin e burokracisë, korrupsionit, nepotizmit por mbi të gjitha duhet të kuptohet se të gjitha këto probleme mund të zgjidhen vetëm përmes sundimit të rendit dhe ligjit”, thekson Gerxhaliu.

Sipas tij, duhet të gjinden alternativa që e shpëtojnë biznesin nga problemi në qasje financiare. “Prandaj është koha kur duhet gjinden alternativa sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit dhe në veçanti të gjenet alternativa në qasjen në financa kur dihet që për momentin 100 për qind e bizneseve kosovare janë në funksion të bankave dhe jo në funksion të zgjerimit”, thotë ai./Tribuna/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen...

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të...

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër...