Bislimi takohet me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Në takim, ku ishte prezent dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u thelluan diskutimet e mundësive konkrete të bashkëpunimit në projekte si trajtimi i ujërave të zeza dhe rrjeteve të kanalizimit në komuna të ndryshme, në kuadër të kredisë ekzistuese nga shteti hungarez.

Ambasadori Bencze shprehu gatishmërinë e Hungarisë që të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën dhe të analizohen mundësitë për investime të tjera konkrete.

Zëvendëskryeministri Bislimi, duke e falënderuar ambasadorin, e vlerësoi shumë angazhimin e shtetit hungarez në Kosovë, në mbështetje të zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...