Bislimi takohet me ambasadorin britanez dhe të dërguarin e MB-së për Ballkanin Perëndimor

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Parë për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, priti sot në takim të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Angazhimi i Emisarit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach mirëpritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe si njohës i mirë i rajonit, jemi të sigurtë se Peach do kontribuojë pozitivisht në sigurinë rajonale dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mbretëria e Bashkuar ka dhënë kontribut të rëndësishëm në progreset e proceseve demokratike në rajon, përfshi formësimin e demokracisë në Kosovë. Gjithashtu zëvendëskryeministri Bislimi dhe Emisari i Mbretërisë së Bashkuar shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, në fusha dhe sektorë të ndryshëm.

I dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach shprehu gatishmërinë e tij në bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë si dhe mbështetjen për procesin e dialogut dhe ndaj partnerëve të BE dhe SHBA.

Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi parimet e rëndësishme të dialogut, duke treguar njëkohësisht se çfarë presim si shtet nga ky proces.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...