Bislimi pritet nga Mikuryia në Bruksel, pajtohen të thellohet bashkëpunimi

PUBLIKUAR

Këtë të martë në Bruksel, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Kunio Mikuriya.

Nikoqiri ka folur për vizitën që pasi në Kosovë javën e kaluar, derisa ka theksuar se është shprehur i impresionuar.

Sipas njoftimit të zyrës së Bislimit, Mikuryia ka shprehur qëllimin për avancimin e  bashkëpunimit mes OBD-së dhe Kosovës në lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, rritjen e bashkëpunimit me të gjithë sektorët relevant dhe njëkohësisht të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme.

Zëvendëskryeministri Bislimi në anën tjetër e ka falënderuar Mikuryian për kohën e ndarë e vizitën e bërë së fundmi në Kosovë duke e vlerësuar atë si të rëndësishme dhe me peshë të veçantë.

“Palët u pajtuan se bashkëpunimi mes OBD-së dhe Kosovës do të vijojë të thellohet dhe format e bashkëpunimit do të zgjerohen më tutje”, përfundon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...