Bislimi flet për takimin në Bruksel: Nuk ka pasur takim trepalësh

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trelateral”, tha Bislimi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...