Bislim Zogaj: Azem Syla meriton një lapidar për së gjalli! (Video)

PUBLIKUAR

Kritikat e zyrtarëve të PDK-së në drejtim të Qeverisë Isa Mustafa, nuk kanë të ndalur. I fundit është deputeti i kësaj partie, Bislim Zogaj, i cili ka thënë se Ekzekutivi nuk e ka kryer rolin të cilin e ka pasur. Ai vlerëson se në dy vitet e fundit, vendi ka qenë në një bllokadë totale.

Zogaj, në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, e ka bërë përgjegjëse edhe opozitën për ngecjet në dy vitet e fundit. Ai ka paralajmëruar se nëse Qeveria nuk ndryshon qasjen e veprimit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Në këtë intervistë ai ka komentuar edhe zgjatjen e paraburgimit për ish-deputetin Azem Syla. Zogaj thotë se ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të tij dhe se ish-komandanti të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së e ka merituar “t’i ngritet një lapidar për së gjalli”.

Si anëtar i Komisionit për Integrimeve Evropiane, Zogaj ka thënë se ende nuk janë humbur afatet qe liberalizimi i vizave të ndodhë në fundvit. Megjithatë, ka thënë se pa ratifikim të demarkacionit nuk mund të ecët përpara.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...