Bill Gates parashikon se kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi

PUBLIKUAR

Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi Covid-19.

Tani, kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm.

Sipas tij, kjo do të ndodhë në mesin e vitit 2022. Por, sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm nëse vaksinohet shumica e popullsisë.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe problemet me furnizimin do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Gates.

Në muajin gusht, miliarderi pati shprehur shqetësimin për shfaqjen e variantit Delta.

“Nëse nuk rikthejmë mbajtjen e maskave në vendet e duhura dhe nëse nuk rrisim nivelin e vaksinimit, do të kemi një valë mjaft të rëndë në vjeshtë dhe kjo është zhgënjyese. Duam që të jemi afër përfundimit të pandemisë, por Delta është një lajm shumë i keq”, shprehej Bill Gates.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...