“Bill Clinton më përdhunoi, gruaja e tij Hillary më kërcënoi” (Video)

PUBLIKUAR

Pas debatit të dytë presidencial, Donald Trump mbajti një konferencë për shtyp me disa femra që akuzonin Bill Clinton për përdhunim dhe ngacmime seksuale.

Trump u shfaq me 4 gra, 2 nga të cilat akuzojnë ish-Presidentin Bill Clinton për kryerjen e dhunës seksuale ndaj tyre, ndërsa një tjetër akuzon zonjën Clinton se e ka kërcënuar atë.

Juanita Broadrcik, që akuzon Bill Clinton për përdhunim thotë: “Bill Clinton më përdhunoi ndërsa bashkëshortja e tij që sot është kandidate për presidente më kërcënoi”.

Paula Jones, një ish-punonjëse e shtetit Arkansas tha se ishte ngacmuar seksualisht nga Clinton në vitin 1999: “Jam këtu për të mbështettur Trump, sepse ai do ta bëjë sërish Amerikën të madhe, dhe mendoj se kushdo që voton atë e bën sepse është njeri i mirë, jo ashtu siç thonë ata”.

Kathy Shelton, që pretendon se është përdhunuar kur ishte 12 vjeç dhe sulmuesi i saj është mbrojtur në Gjykatë nga Hillary Clinton: “Në moshën 12 vjeçare, ajo më vendosi në një situatë të vështirë dhe këtej thotë që mbron femrat e fëmijët”. /Panorama/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...