Bilic flet për transferimin e Sturridget te West Hami

PUBLIKUAR

Slaven Bilic ka mohuar spekulimet që e lidhin West Hamin me transferimin e sulmuesit Daniel Sturridge nga Liverpooli.

Bilic ka konfirmuar se është në kërkim të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit pas lëndimeve të sulmuesve Diafra Sakho dhe Andy Carroll.

Trajneri kroat ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin anglez, por ka mohuar transferimin e mundshëm të tij në West Ham.

“Ky është vetëm një spekulim dhe nuk ka asgjë prapa kësaj”, ka thënë Bilic.

“Nuk po flas për lojtarët që duam ne – Daniel Sturridge është lojtar i madh dhe emër i madh – por është vetëm lajm i medieve”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...