Bildt për situatën në veri: Gjërat do të nxehen edhe më shumë kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

PUBLIKUAR

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Së fundmi për situatën e krijuar në vend, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Bildt përmes një reagimi në TWitter, ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi Bildt.

 

Diplomati suedez më tej shtoi se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.

“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shtoi ai.

Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 6 dhjetori, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Komunat të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Që nga ajo ditë e deri më sot, në komunat me shumicë serbe ka pasur vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave dhe shok bombave.

Si pasojë e këtyre incidenteve një zyrtar i Policisë së Kosovës u plagos lehtë gjatë një sulmi në Zveçan më 8 dhjetor.

Grupet kriminale serbe në veri, sulmuan me armë zjarri e shok bomba Policinë e Kosovës. Ata hodhën shok bomba edhe ndaj gazetarëve e vëzhguesve të EULEX-it. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...