Bilanci me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, përmes një postimi në facebook ka shkruar duke treguar bilancin me Covid-19 në Komunën e Lipjanit që nga fillimi i pandemisë, transmeton LipjaniNews.

Sipas Drejtoreshës Dr.Merita Bytyqi, që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Lipjanit janë shënuar 389 raste pozitive dhe 330 të shëruar, ndërsa 45 raste janë aktive.

Ndërsa gjatë tërë javës që lamë pas nga 29 qytetarë të testuar, vetëm 8 prej tyre rezultuan pozitiv në virusin Sars-Cov 2, ndërsa 29 të tjerë u shëruan.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Gjatë tërë javës që lamë pas nga 29 qytetarë të testuar, vetëm 8 prej tyre rezultuan pozitiv në virusin Sars-Cov 2, ndërsa 29 të tjerë u shëruan.
Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë janë gjithsejt 389 raste pozitive dhe 330 të shëruar, ndërsa 45 raste janë aktive!

Kjo është përgjegjësia jonë e pëbashkët,

Prandaj do të vazhdojmë së bashku:
#maskë
#distancë
#higjienë personale!

Me respekt

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...